Shpërndahet parlamenti në Maqedoni, zgjedhjet me 12 prill
E Diel 16 Shkurt 2020, 18:06
Dritare.net
Deputetët e Maqedonisë së Veriut kanë votuar me 108 vota pro, që kuvendi të shpërndahet pasditen e kësaj të diele.
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 12 prill, ndërsa deri në atë kohë do të jetë në funksion qeveria teknike.
Pas vendimit negativ të BE, për të mos ҫelur negociatat me Maqedoninë e Veriut në tetor, kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqje./ I.M-Dritare.net