Shpërdorim detyre/Procedohen penalisht ish-zyrtarët e ALUIZNI-t në Dibër
Dritare.net
N.K, 56 vjeç, banues në Tiranë, ish-drejtor i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave / Ndërtimeve Informale, në Drejtorinë Rajonale Dibër.
E.M, 37 vjeç, banues në Dibër, ish-Përgjegjësi i Sektorit ALUIZNI-t, në Drejtorinë Rajonale Dibër.
Këta shtetas, duke qenë të emëruar në detyra drejtuese pranë kësaj drejtorie, dyshohet se me veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën duke sjellë përfitime të padrejta personave të tjerë, si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit në mbrojtjen dhe administrimin e territorit.
Gjithashtu, po në kuadër të masave kundër informalitetit, u proceduan penalisht shtetasit:
I.Q., 54 vjeç, ish-Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.
I.V, 52 vjeç, ish-Përgjegjës i Zyrës së Financës, Qendra Balneare Dibër.
S.K, 35 vjeç, ish-Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.
E.M, 27 vjeç, ish-Financier, Qendra Balneare Dibër.
Këta shtetas duke qënë të emëruar në detyra të ndryshme pranë Qendrës Balneare Dibër, dyshohet se me veprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin, kanë sjellë si pasojë mos funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe administrativ të Qendrës Balneare Dibër, duke ju sjellë përfitime të padrejta personave të caktuar të administratës së ndërmarrjes, në bonuse transporti si dhe kanë shmangur nga taksimi mbi të ardhurat nga shpërblimet punonjësit e kësaj qendre, veprime të cilat kanë cenuar interesat e ligjshme duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik kësaj ndërmarrje./L.F-dritare.net