Shpallet emergjenca kombëtare/ Parisi ndryshon përgjithmonë: Zjarri shkatërroi Notre-Dame

 

Është një ditë e zezë për kulturën dhe artin botëror në përgjithësi, e për Parisin e Francën në veçanti, dita e sotme.

Zjarri që ka përfshirë katedralen historike Notre-Dame rrezikon të shkatërrojë plotësisht simbolin e Parisit.

Edhe pse mbi 400 zjarrëfikëse janë angazhuar për ta shuar zjarrin autoritetet janë pesimiste pasi kanë deklaruar se: Nuk do të mbetet gjë.

Ndërsa Prokurori i Parisit hapi një hetim.

LEXO DHE :  Voda: Lehtësi në pikat kufitare për shmangien e radhëve

“Po digjet gjithçka dhe asgjë nga struktura prej druri nuk do të mbetet,” tha zëdhënësi Andre Finot.

Një zëdhënës i katedrales tha se e gjithë struktura ishte “djegur”. “Nuk do të mbetet asgjë. Mbetet për t’u parë nëse do të preket kulla, e cila mbron katedralen, apo jo”, tha ai.

Presidenti Macron nga ana tjetër ka shpallur emergjencën kombëtare./ I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.