Shoqërohet me tensione votimi i katër ministrave të rinj
E Enjte 23 Mars 2017, 14:02
Dritare.net
Në sy ra mungesa në parlament e kreut të LSI-së Ilir Meta dhe deputetes së LSI-së Monika Kryemadhi. Situata është tensionuar kur gjatë votimit Eduard Shalsi ka marrë fjalën për të korrigjuar emrin e tij në tabelë, pasi ishte shkruar Eduart e jo Eduard.
Por gjatë votimit ka pasur një moment paqartësie. Shkarkimi i Blendi Klosit ka marrë vetëm 70 vota pro kur duheshin 71 vota e për këtë arsye votimi i shkarkimit është përsëritur./ dritare.net