Shoqërimi në polici, flet ish-deputetja Dhurata Çupi

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi dhe kryetarja e FRPD në Mat, Denisa Vata.

Pas shoqërimit, ka folur Çupi, e cila tha sëbashku me Vatën u ndaluan nga policia në Urën e Matit.

Ajo tha se ka qëndruar rreth 30 minuta në komisariat, ku ka plotësuar një formular.

“Tek Ura e Matit isha me Kryetaren e Forumit Rinor dhe me shoferin tim në makinën e Kryetarit të forumit, Denisa Vata. Nuk më dhanë asnjë shpjegim, më shoqëruan. Ishin dy policisë të RENEA me automatikë. Ndejta rreth 30 minuta në komisariat, plotësova një formular me gjeneralitetet e mia. Më pas u lirova. E para ju shikoni, e dyta kemi edhe foto brenda komisariatit. Unë nuk dua të bëj heroinën, pasi kishte shumë heronj të vërtetë, qytetarë të shoqëruar. Janë shumë djem e vajza të të shoqëruar”, tha Çupi./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Filipinet alarm kombëtar, 456 njerëz vdesin nga pickimi i mushkonjës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.