Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Rebelohu!

Rebelohu!

Nga Joana Osmenaj

E dashur vajzë,

Ti, lozonjarja, çapkënia, e turpshmja, moskokëçarësja e familjes, lagjes, shoqërisë, cilado qofsh, ti je e bukura e dheut!

E dashur vajzë,

Je qenie e shenjtë!

Je fryma e botës, je kuptimi i jetës!

E dashur vajzë,

Rritu e lirë!

Endërro ç’të duash, beso në ëndrra dhe realizoji ato!

Endërro përtej çdo limiti, shpëtheji kornizat dhe tejkalo çdo dimension!

E dashur vajzë,

Duaje veten dhe arsimohu!

Lexo, këndo, pikturo, bëj balet, mëso pianon, shkruaj poezi!

Buzëqeshi atij djalit të sjellshëm që të krijon fluturat në stomak!

Qesh dhe gëzoju jetës!

E dashur vajzë,

Dilja mbanë sepse ti mundesh!

E dashur vajzë,

Mos ki frikë!

Mos u nënshtro!

Mos u bind!

E dashur vajzë,

Rebelohu se je zëri i jetës!

Kurse ti, i dashur burrë, baba,

Ti qenia që simbolizon forcën dhe mbrojtjen, na thuaj si të të duam?

Si të të duam kur ti na merr lirinë?

Si të të duam kur ti na vret fëmijërinë?

Si të të duam kur ti vret ëndrra?

Si të të duam kur ti je frikacak, i pamoralshëm, i padenjë?

Po ty djalosh, si të të dashurojmë na thuaj.

Si të të dashurojmë kur je pervers?

Si të të dashurojmë kur ëndrra s’thurim dot sëbashku?

Si të të dashurojmë kur ti s’na adhuron?

Si të të dashurojmë kur ti nuk di të dashurosh?

I dashur burrë, baba, djalë

Rebelohu or hej!

Rebelohu se po ju prekin nektarin e jetës!

Rebelohu se po ju shkundin themelet e shpirtit!

Rebelohu or hej!

Rebelohu se po ju vrasin vajzat duke ju vrarë ëndrrat!

Rebelohu se je bab’!

Rebelohu se je bir’!

Rebelohuni or hej!!!

/dritare.net/