Shkrimtari më i mirë në botë, Kadare fiton “Nobelin Amerikan”

Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt, 2020 i cili njihet ndryshe edhe si “Nobeli Amerikan”.

Kapka Kassabova, një poete dhe shkrimtare bullgare, e cila shkruan në anglisht ishte ajo që propozoi emrin  e Kadaresë për çmimin Neustadt, informon dritare.net.

Robert Con Davis-Undiano, drejtori ekzekutiv “World Literature Today” thekson se Kadare është “një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë dhe një kampion i demokracisë dhe fjalës së lirë”.

I respektuar shumë brenda bashkësisë letrare për vlerësimin që i bën përsosmërisë,  çmimi i Letërsisë Neustadt shpesh cilësohet edhe si “Nobeli Amerikan” për reputacionin e tij të lartë.

Juria përbëhet nga autorë të vlerësuar ndërkombëtarë dhe ky fakt ndihmon në mbrojtjen e çmimit nga presioni i jashtëm që vjen nga shitësit e librave, botuesit dhe të tjerë që mund të kenë interes të ndikojnë në rezultat, informon dritare.net.

LEXO DHE :  U tërhoq nga detyrat mbretërore pas skandaleve, princi Andrew del në publik për herë të parë

Çmimi Ndërkombëtar i Letërsisë Neustadt ka një vlerë prej 50,000 dollarësh amerikanë dhe i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu.

Kadare është një nga zërat e rëndësishëm të letërsinë botërore sot dhe është nominuar disa herë për çmimin Nobel, i cili këtë vit iu dha Peter Handke, një mbështetës i veprimtarisë dhe ideologjisë shfarosëse të Milosheviçit, informon dritare.neet

Romanet e Kadaresë janë përkthyer në dyzet e pesë gjuhë. Në vitin 2005 ai u nderua me çmimin  “Man Booker International” dhe më pas me atë të “Princit të Asturias” (2009) etj./dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.