Shkon në 12 numri i bombave në SHBA, arrestohet një person

Ka shkuar në 12 numri i bombave të vendosura në SHBA, për nejrëzit e rëndësishëm të jetës politike por edhe për media.

Dy pako me përmbatje të dyshimtë që mbanin adresën e senatorit amerikan Cory Booker dhe ish-drejtorit të Shërbimit të Inteligjencës James Clapper, u gjetën të premten.

Paketa e 11 u gjet në zyrat e një shërbimi postar në qytetin Opa-Locka të Floridës dhe mbante adresën e senatorit demokrat nga Neë Jersey ndërsa  pakoja e 12-të që mbante emrin e James Clapper-it, ish-drejtorit të Zbulimit Kombëtar ishte dërguar në adresë të CNN-it, njoftoi policia e Nju Jorkut.

LEXO DHE :  I vë flakën vetes, vdes 40-vjeçari në Lezhë

Në lidhje me këto bomba Autoritetet federale kanë ndaluar deri më tani vetëm një person.

Personi i arrestuar, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së dërgimit të pakove bombë në adresë të kritikëve të presidentit Donald Trump./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.