Shkodra protektorat ndërkombëtar, sepse duan disa Hajvana dhe Voltana
Dritare.net
Deklarata e Voltana Ademit është fundi i papërgjeshmërisë dhe mungesës integritetit të politikës shqiptare.
Poshtërimi që dje i bën ambasadorët ka qënë një nga shuplakat më të rënda që mund të marrë klasa politike.
Të heqësh dorë nga sovraniteti kombëtar pas një shekulli pavarësi është jo vetëm akt anti-kombëtar por edhe vepër penale.
Kjo parti e cila akuzon çdo ditë ambasadorët se janë të korruptuar, merr guximin të kërkoj “eulex” bashkiak a thua sikur Bashkinë ja ka lënë trashëgimi baba.
Moj zonjë që na nxive faqen e Shkodrës loce, mandati yt ka mbaru në 30 qershor sepse je votuar 4 vjet dhe asnjë ditë më shumë.
Dje ambasadori austriak iu tha se ende u ka ngel sahati në 1913 dhe koha Pronc Vidit ka mbaru.
Ti nuk meriton fyerjen që të bën ambasadorët duke të than që keni ngel si njerëz me bisht, por meritoni me u nxjerr prej zhelesh jashtë si anti-shqiptar sepse jeni të gatshëm me e nda pushtetin me çdo të huaj, rus, kinez, serb, italian, rumun, por jo me shqiptarët kundërshtar.
Ik o Voltana, dorëzo çelsat dhe mos bë kamikazen e urdhrave të Sali Berishës. Mbylle mandatin me pak dinjitet ashtu siç jena krenu tan jetën me karakterin dhe kulturën e femrës shkodrane.
Ik dhe mos u ndje e tradhtume prej amerikanve por prej atyre që e mbyllëm “Çadrën 2” këtë rradhë duke i shit 61 bashki Edi Ramës!
Tradhētia nuk ka brina...
E në fund du me të përshëndet me dy vargje të Gjergj Fishtës: “Zoti jem, jam t’uj u lut, se i joti ta ka fut”./dritare.net