Shkodër/ Trafikonin emigrantë drejt BE, arrestohen 2 persona

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”. Arrestimi i tyre u bë pasi në afërsi të Pikës Kufitare të Hanit të Hotit. Shtetasi P. Rr. është kapur duke drejtuar pa leje mjetin e tij, me të cilin po transportonte 4 shtetas maroken drejt Malit të Zi, me destinacion vendet e BE-së.

Te tregu i këpucëve në qendër të qytetit Shkodër, janë gjetur 8 shtetas të huaj pakistanez, të cilët pranuan se kishin rënë dakord me këtë shtetas që kundrejt vlerës 200 euro, t’i transportonte në Malin e Zi, në bashkëpunim me shtetasin T. K. Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i fshihnin shtetasit e huaj në treg dhe më pas i transportonin me mjete të ndryshme drejt Malit të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

LEXO DHE :  Basha mbledhje me Grupin e PD, Kryesinë dhe aleatët: Keqmenaxhimi i situatës pas tërmetit, dështimi më i madh i Ramës!

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit G. L. 49 vjec, banues në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, pronari i tregut, për veprën penale, “Punësim i paligjshëm” dhe A. D. 52 vjeç, banues në fshatin Dobraç , Shkodër, i punësuar si rojë i tregut, për veprën penale “Moskallëzim krimi”./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.