Shkencëtarët zbulojnë të gjitha magjitë e Shegës

Shkencëtarët nga Zvicra kanë bërë gjetje të rëndësishme në lidhje me Shegën.

Studiuesit kanë vërtetuar se antikosidanti tanina që gjenden tek shegë konvertohen në sistemin e tretjes në një kompleks që duket se ngadalëson plakjen mitokondriale – një proces natyral që dobëson qelizat dhe shkakton humbjen e masës dhe fuqisë së muskujve me vitet e kaluara.

Në vitin 2016, Komisioni Federal i Tregtisë dhe një gjykatë federale amerikane ndaluan kompaninë “POM Ëonderful” që prodhonte lëng shegë nga reklamimi, i cili thoshte se  produktet e saj mund të zvogëlonin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit të prostatës dhe mosfunksionimit erektil.

LEXO DHE :  Rama-gazetares: Nëse mjekra ime do të dëshmonte rrugën për në BE, do bëhej më e madhe se flokët tua

Por, tanimë, një kërkesë shëndetësore është verifikuar, dhe Ellagitanina, substanca që gjenden në një varietet të frutave dhe arrave, por veçanërisht të përqendruar tek shegët, konvertohen në një përbërje të quajtur urolithin A (UA) në zorrën e njeriut. Muskujt fillojnë të dobësohen dhe humbasin forcën dhe masën tek njerëzit mbi moshën 50 vjeç – por një studim i ri ka gjetur se UA mund të stimulojë biogjenezën mitokondriale – në fakt duke përmbysur efektet e pashmangshme të plakjes në qeliza./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.