Shkencëtarët rikthejnë në jetë zërin e priftit, 3000 vjet pas vdekjes së tij
Dritare.net
Prifti në Tebë, Nesyamun kishte nevojë për një zë të fortë për detyrat e tij rituale, të cilat përfshinin edhe të kënduarit. Kur Nesyamun vdiq, zëri i tij ra në heshtje, por 3000 vjet më vonë, një ekip studiuesish e kanë rikthyer atë në jetë, shkruan dritare.net
Ata e kanë bërë këtë duke prodhuar një kuti zëri të shtypur 3D bazuar në traktin vokal të Nesyamun, e cila u skanua për të vendosur dimensionet e saj të sakta. Duke përdorur traktin vokal me një tingull artificial të laringut, ata sintetizuan një tingull zanor që synonte të ishte i ngjashëm me zërin e Nesyamun.
Ky është projekti i parë në llojin e tij që ka rikrijuar me sukses zërin e një personi të vdekur përmes mjeteve artificiale. Në të ardhmen, studiuesit shpresojnë të përdorin modele kompjuterike për të rikrijuar fjali të plota me zërin e Nesyamun./K.C/dritare.net