Shkencëtarët japin alarmin: Po humbin insektet dhe merimangat
Dritare.net
Shkencëtarët kanë përshkruar gjetjet si "alarmante", duke thënë se humbjet shkaktohen nga bujqësia intensive, shkruan dritare.net
Ata po bëjnë thirrje për një ndryshim në politikën e përdorimit të tokës për të ruajtur habitatin, për të ngjashmit e fluturave dhe insekteve fluturuese.
Studimet e fundit kanë raportuar rënie të përhapura në popullatën e insekteve në të gjithë botën.
Analiza e fundit, e botuar në revistën, "Nature", konfirmon se disa specie insektesh janë duke shkuar drejt zhdukjes, shkruan dritare.net
Tanimë është e qartë, se zhdukja e insekteve, ka të bëjë me politikat e bujqësisë, Dr. Sebastian Seibold nga Universiteti Teknik i Mynihut në Freising, Gjermani.
"Studimi ynë konfirmon që rënia e insekteve është e vërtetë - mund të jetë edhe më e përhapur nga sa mendohej më parë, për shembull, edhe pyjet po përjetojnë rënie në popullatat e insekteve," i tha ai BBC News, shkruan dritare.net
"Unë mendoj se është alarmante të shohësh që një rënie e tillë ndodh jo vetëm në zona të menaxhuara intensivisht, por edhe në zona të mbrojtura - kështu që vendet që ne mendojmë se po mbrojnë biodiversitetin tonë nuk po funksionojnë më."-shtoi ai
Humbja e insekteve ka pasoja të mëdha për të gjithë ekosistemet, prandaj edhe shkencëtarët janë të alarmuar nga kjo situatë./ I.M-Dritare.net