Shkencë/ Zbulimi për pickimin e mushkonjave që mund të shpëtojë miliona jetë

Hulumtuesit në Shtetet e Bashkuara kanë modifikuar gjenetikisht disa mushkonja, për t’i bërë njerëzit më pak tërheqës për to, një zbulim ky që mund të zvogëlojë ndjeshëm përhapjen e sëmundjeve të mushkonjave, si malaria, sjell dritare.net

Dihej deri më tani se mushkonjat femra përdornin një sërë informacionesh ndijore për të nuhatur njerëzit që kafshojnë. Ata mund të ndiejnë dioksidin e karbonit nga 10 metra larg, si dhe janë në gjendje të zbulojnë erën e trupit, nxehtësinë dhe lagështinë.

LEXO DHE :  Shtrëngata shiu në të gjithë vendin, ja kur pritet të përmirësohet moti!

Por kërkimet e reja, të botuara në revistën ‘Current Biology’, kanë treguar një përbërës acid në djersën e njeriut, që luan një rol kyç në tërheqjen e insekteve. Shkencarët kanë bërë të mundur heqjen e kësaj nuhatjeje tek mushkonjat, duke i bërë ato të mos tërhiqen nga njerëzit./D.B/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.