Shkenca: Brokoli, produkt ideal kundër tumoreve
Dritare.net
Sipas këtij studimi, të botuar në revistën shkencore “Science” brokoli dhe perime të tjera kanë në përbërjen e tyre një proteinë që mund të hyjë në pjesën më të madhe të “armëve” antikancer.
Pier Paolo Pandolfi, drejtor i Qendrës së Kancerit dhe Institutit të Kërkimit të Kancerit pranë Beth Israel Deaconess Medical Center në Boston, tregon se një proteinë e pranishme në një kategori perimesh si brokoli, lulelakra etj. arrin të “shuajë” gjenin që favorizon tumoret.
“Një enzimë e quajtur WWP-1 mund të shpërbëhet nga një element natyral që gjendet te brokoli dhe perime të tjera të së njëjtës familje”, thotë Pandolfi.
Elementi i ri, i emëruar si indol-3-carbinol, ende është në fazat e testimeve, por shpresat e mëdha janë që ai të kthehet në kurën anti-kancer./ I.M-Dritare.net