Shkëlzen Berisha: Taulant Balla ka udhëtuar me trafikantë droge

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha hodhi sërish akuza ndaj Taulant Ballës duke shtuar se kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ka udhëtuar me trafikantë droge e konkretisht, Edmond Begon.

Gjithashtu ai nënvizoi faktin se  trafikanti i drogës Edmond Bego nuk arrestohet, sepse ka mbrojtjen e maxhorancës.

“Nuk ka asnjë provë që pretendohet për evazionin fiskal. U përpoq të rikthente vëmendje në komisionin e dështuar parlamentar, që ai e udhëhiqte. Ai më akuzonte me udhëtime për persona që unë nuk i njihja. Balla ka udhëtuar me trafikantë droge. Si ka mundësi që taksat e taksapaguesve shqiptarë nuk shkojnë për studentët, por shkojnë tek një person që nuk merr pjesë fare në tender. Mazhoranca nuk e heton. Dalin nëpër televizione dhe gënjejnë se ka një masë sigurie në  gjykatë, ndërkohë që nuk ekziston. Beteja ligjore vijon”, tha Shkëlzen Berisha./A.C/dritare.net

LEXO DHE :  Zvicerianët, veç po të jenë të marrë, i japin azil politik, Agron Tufës!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.