Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Anila Guri
E Premte 19 Korrik 2019, 09:09
Dritare.net
Në përfundim të hetimin administrativ për gjyqtaren Guri për të tri kriteret, atë të deklarimit të pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit, problemet u hasën tek pasuria.
Gjyqtares ju gjetën nga KPK probleme me pasurinë të vëna në dukje në raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Sipas këtij raporti gjyqtarja Guri “nuk kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, s’ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim të rremë”. Gjyqtarja ishte edhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese./E.B-dritare.net