Shkarkimi i Agim Kajmakut, reagon Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratik, Lulzim Basha, ka reaguar pas shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Në një prononcim për medet, Basha është shprehur se fshehja e dënimit është një poshtërim për PS-në, e cila sipas tij është një qeveri e përbërë nga kriminelë, trafikantë dhe hajdutë.

Basha ka deklaruar se zgjidhja e vetme është që qeverisja t’i kthehet shqiptarëve.

 “Poshtërim për PS në radhë të parë, nga e cila nuk nxjerr dot kandidatë të painkriminuar, të padënuar por nxjerr llumin e llumit por është edhe një poshtërim edhe për shqiptarët që shkëlqejnë kudo në botë por në vendin e tyre qeverisen nga kriminelë, trafikantë nga hajdutë, nga të korruptuar që e kanë vendin në burg e jo në qeverisje. Për këdo që ka pasur dyshime dhe ka menduar se 2013, 2015, 2016, 2017 apo 2019 janë rastësi tani ka të gjitha provat që ka qenë një skemë e mirëmenduar e Edi Ramës për t’i dorëzuar pushtetin krimit. Prandaj qeveris me krimin dhe e mban pushtetin me krimin. Zgjidhja e vetme është që t’ia kthejmë qeverisjen shqiptarëve.

T’ia kthejmë parlamentin shqiptarëve me zgjedhje të parakohshme parlamentare, me një qeveri kujdestare që do të garantojë votën e tyre, ju faleminderit”, deklaroi Basha./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Afganistani në mbështetje të Kosovës, bojkoton ceremoninë e Nobel për Handke

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.