Shiu pushton vendin, si do të jetë moti në vijim!

Ndërsa javën që shkoi na kanë shoqëruar shira të dendura dhe breshëri, këtë javë pritet që moti të ngrohet. Sinoptikania, Adiola Banitha për News 24 se, nga kjo javë temperaturat do të rriten në 24 gradë celsius.

“Kjo javë pritet më e ngrohtë se ajo që lamë. Do të kemi reshje gjatë pasditeve duke nisur nga dita e sotme dhe e nesërme. E mërkura do të sjellë përmirësim gradual, por do të ketë reshje në zonat malore. Sa iu përket temperaturave do të kemi rritje në ditët në vijim, gjatë fundjavës do të shkojnë në 24-25 gradë celsius. Prilli pritet të mbyllet si një muaj i freskët dhe me lagështirë, në krahasim me marsin. Edhe ditët e fundit pritet të kemi sërish reshje.”,– tha sinoptikania./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Kultivonin bimë narkotike në Lazarat, policia arreston 5 persona

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.