Shira e përmbytje/ Ikën rreziku nga jugu, Shkodra në pikëpyetje
Dritare.net
Bazuar në njoftimin e bërë nga IGJEUM, rreziku në Shkodër vjen si pasojë e keqmenaxhimti të kaskadës së Drinit.
Parashikim për përmbytje.
Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM-i, rezulton se, sot (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) do të vazhdojë ulja e prurjeve nga lumi Vjosa, duke ulur rrezikun e përmbytjeve në pjesët fushore të tij.
Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë rritjen e prurjeve dhe të nivelit për sot (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06). Nga llogaritjet paraprake nuk parashikohen zona të përmbytura, por rreziku i përmbytjeve për zonën e Nën-Shkodrës do të varet edhe nga mënyra e menaxhimit të Kaskadës mbi Lumin Drin.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 14
në vendet e ulëta: 1 / 15
në vendet malore: -3 / 9 °C.
ERA
Sot (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) pritet të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare./d.m-dritare.net