Shikoni shtëpitë përrallore të 11 personazheve VIP
Dritare.net
Faqja “Bright Side” ka publikuar fotot e shtëpive përrallore të 11 VIP-ave.
Rihana
Rezidenca e quajtur “Ri-Ri” është e vendosur në një kodër në “Brevely Hills”. Nëse e sheh atë nga larg mund të duket ikur një oaz i vendosur në një shkretëtirë, por ujë i kaltër në pishinë dhe karriget pranë saj krijojnë një atmosferë turistike. Rihana ka edhe një vilë luksoze në Barbados.
Lady Gaga
Shtëpia e Lady Gaga ndodhet pranë oqeanit në Majemi. Nga jashtë, ajo duket sikur një shtëpi e thjeshtë dhe normale. Në fakt, kjo është vetëm një maskim. Brenda, kjo shtëpi duket sikur është një parajsë e vërtetë, një mini-kinema, dhe shumë detaje të tjera mbresëlënëse.
Julia Roberts
Gjatë zgjedhjes së një shtëpie, Julia Roberts bleu dy pallate që qëndronin afër së bashku në Hawai, me një pamje të mrekullueshme të plazhit. Ajo më pas bashkoi ato. Aktorja është një ambientaliste aktive, dhe ajo i mishëronte këto parime në shtëpinë e saj. Ҫatia e rezidencës është e mbuluar me materiale të riciklueshme, dhe dyshemeja me materiale ekologjike, ajo ka edhe një fushë tenisi në pronë.
John Travolta
John Travolta është një tifoz i madh i aviacionit dhe çdo gjë që lidhet me avionin. Nga një pamje nga sipër, shtëpia e tij kujton një prej terminaleve të aeroportit. Shtëpia e tij ndodhet në Florida dhe është mjaft e veçantë.
Nicolas Cage
Nicolas Cage është një aktorë i madh dhe një tifoz i arkitekturës. Ai ka blerë shtëpi të vjetra . Deri më tani, koleksioni i tij është mjaft “modest”, vetëm 3 pallate që ngjajë si kështjella.
Mel Gibson
Rezidenca e Mel Gibson në Greenwich, duket si një shtëpi nga Mesjeta. Aktori është një tifoz i madh i historisë. Kjo mund të shihet jo vetëm në filmat dhe rolet e tij, por edhe nga dizajni i shtëpisë së tij.
Beyoncé dhe Jay-Z
Shtëpia e ҫiftit të famshëm është një shtëpie e zakonshme në New Orlando. Dhoma të gjera dhe të rehatshme, jo të ngarkuara me objekte të tepruara. Gjithçka duket mjaft e zakonshme, derisa të interesohesh për koston e një stol prej druri , ku ҫmimet janë marramendëse.
Gary Oldman
Gary Oldman, mjeshtri i transformimit, ka shije të veҫantë. Shtëpia e tij duket si një kopsht nga jashtë në Los Angelos, por nga brenda çdo gjë është zbukuruar në një stil klasik me elemente barok.
Naomi Campbell
Shtëpia e pabesueshme e Naomit ndodhet në Detin Mesdhe në ishullin Kleopatra në Turqi. Struktura duket si “syri i Horusit” (simboli i vjetër egjiptian). Eko-shtëpia është projektuar për të kursyer sa më shumë energji të jetë e mundur.
Dwyane Wade dhe Gabby Union
Dwyane Wade, basketbollisti profesionist nga SHBA, u martua me Gabby Union dhe shtëpia e tyre nuk do shumë koment pasi ajo është thjesht, përrallore.
Shfleto foto-galerinë për të parë më shumë nga shtëpitë e VIP-ave / I.M-Dritare.net