Një ndër vendet më të pastra në shtëpinë tuaj duhet patjetër të jetë dhoma e gjumit. Shpesh i neglizhojmë punët e shtëpisë edhe për shkak të kohës së kufizuar, por pasojat që sjell për trupin tuaj papastërtia e çarçafëve janë të rënda. Mijëra baktere mblidhen në shtratin tuaj si pasojë e pluhurit në dhomë, produkteve kozmetike që mund të përdorni gjatë ditës apo djersës. Rekomandohet që asnjëherë të mos shtriheni në krevat me rrobat tuaja që i keni veshur gjatë ditës. Mos larja e rregullt, të paktën një herë në javë e çarçafëve do të sjellë që gjithë bakteret e mbledhura të depëtojnë në trupin tuaj duke shkaktuar acarim të lëkurës, akne deri tek infeksionet, informon dritare.net
Akoma më shpesh duhet të pastrojnë krevatin e tyre ata që janë të sëmurë, flenë pa rroba apo shtrihen menjëherë pas një stërvitje./L.F-dritare.net