Shikoni çfarë bën populli rumun, 440 të plagosur jo për “Monën dhe Lulin”!

Nga Kreshnik Spahiu              

Dje populli rumun e kalli Bukureshtin dhe Kryeministrinë! 50.000 emigrantë u derdhën në shesh, jo për plazh si shqiptarët! Nuk kërkonin as rikthimin e Monikës dhe as të Berishës në pushtet.

U plagosën 440 protestues dhe nuk kishin ardhur me autobusë nga Bashkia Kamëz apo Shkodër!

Kërkonin arrestimin e çdo politikani miliarder në qeveri apo në opozitë dhe nuk mbështesnin presidentin që ka vjedh floririn.

Kërkonin rrëzimin e qeverisë dhe e akuzonin që është përgjegjëse që ata kanë emigruar, por nuk u mbajti fjalim asnjë udhëheqës që ka 30 vjet në politikë!

Drejtësia rumune e arrestoi ish-kryeministrin, ndërsa shqiptarët kërkojnë ta rikthejnë atë për herë të katërt

Luftojnë për një drejtësi të pastër dhe nuk e kanë liderin me 4 dosje në prokurori.

LEXO DHE :  Zjarr në një fabrikë, vdesin 40 punëtorë në Delhi

Kërkojnë largimin e miliarderëve dhe nuk kanë në krye të protestës një milioner.

Kërkojnë zgjedhje të lira sepse ndryshe nga emigrantët shqiptarë ata mund të votojnë edhe atje ku punojnë në Gjermani, Itali, Francë etj, sepse qeveria dhe opozita e tyre nuk i ka gënjyer si Berisha dhe Rama, por u kanë njohur të drejtën e votës!

Fundja në zgjedhjet e fundit, ata ndryshuan qeverinë sepse nuk e shitën votën me 50 euro për partinë!

Ata kanë treguar se dinë çfarë është revolucioni. Ata e vranë diktatorin Çaushesku për të ndërtuar një sistem të ri.  Revolucionet kërkojnë kauzë dhe nuk mund të inspirohen nga ish-pushtetarët e 3 dekadave./marrë nga Facebook-u i autorit/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.