Shijojeni sot plazhin, moti do të prishet në vijim!

Sot është dita perfekte për plazh. Diell i nxehtë, jo re në qiell, kështu që çadrat në sup dhe oburra në plazh. Sepse sot është dita më e nxehtë, e në ditët në vijim moti do të prishet.

“DITЁ MЁ TЁ FRESKЁTA PAS SЁ DIELЁS: e diela, vijon me kthjellime deri pasdite kur vranësira lokale zhvillohen në veri dhe zonat lindore duke sjellë rrebeshe të shkurtra shiu dhe stuhi të izoluara breshëri por mbeten kryesisht të kthjellëta zonat Perëndimore. Nga e hëna dhe në vijim deri të premten do të ketë kthjellime e vranësira kalimtare gjatë paraditeve dhe mbrëmjeve por vranësirat zhvillohen gjatë pasditeve duke sjellë edhe rrebeshe shiu në zonat malore; në zonat perëndimore pritet shi, vetëm në zona të izoluara.

Temperaturat janë ngjitur SOT në 38°C në Koplik, Shkodër, Lezhë por vlera më të larta janë shënuar SOT në zonat Jugore si Berati me 38.4°C dhe Gjirokastra me 38.7°C. Po ashtu, zonat malore kanë shënuar SOT nga 31.5°C Korça deri në 35.3°C në Verilindje (Kukësi). Mesdita e së dielës, sjell një rënie me të paktën 3°C duke ulur MAX në territori në 35°C; rënie më e ndjeshme pritet në zonat Lindore. Temperaturat, nga e hëna deri të enjten do të jenë të paktën 3-4°C më të freskëta krahasuar me këtë fundjavë por sërish pas të premtes, temperaturat rriten në të gjithë Shqipërinë.”,- njofton meteoalb./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Mos e besoni po deshët, por kjo orë kushton kaq shumë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.