Shihni çfarë ngjarje e sikletshme i ndodh Mariah Careyt në skenë

Mariah Carey mendoi të krijonte diçka të veçantë duke ftuar dy fëmijët e saj në skenë ndërkohë që ajo performonte.

Maroken dhe Monroe janë djali dhe vajza e saj 7-vjeçare.

Megjithatë asgjë nuk shkoi ashtu si ishte menduar, pasi djali i saj filloi të vendoste një qese të madhe të zezë në kokë.

48-vjeçarja ishte duke dhënë një interpretim të përzemërt të këngës së saj “Alëays Be My Baby” dhe filloi t’ja këndonte fillimisht hitin duke iu drejtuar vajzës së saj. Megjithatë, sapo ajo u kthyer nga i biri, ai kishte mbështjellë të gjithë kokën e tij me një qese plastike.

LEXO DHE :  Pse duhet të shkruani gjithçka që bëni!

Mamaja e të dy vogëlushëve e tërhoqi menjëherë qesen nga koka e Maroken duke i thënë: ‘Oh, mos e bëj më kurrë këtë gjë!’

Më pas turma filloi të qesh ndërsa këngëtarja e famshme u mundua të kalonte gjithçka me sportivitet. V.D/Dritare.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.