Shihni ç’bën kjo vajzë për t’i treguar botës që është beqare!
E Diel 27 Tetor 2019, 18:06
Dritare.net
Ajo ka hapur një llogari në Instagram me emrin @notengaged, dhe ndan me të gjithë botën aventuarat e dorës së saj pa unazë, ndërsa udhëton në vende të ndryshme.
McCarthy e hapi llogarinë pasi u kthye në shtëpi, nga festa e fejesës së një mikeje.
“Instagrami në thelb filloi si një shaka brenda një grupi të vogël miqsh dhe tani është rritur shumë, dhe vijon po me të njëjtën shaka”, thotë ajo.
Fotot më të bukura ku tregon se nuk është fejuar ajo i ndan nga dasmat e shoqeve të saj.
Por, çfarë ndodh nëse McCarthy do të fejohet?
“Tani për tani jam beqare dhe po udhëtoj pa masë. Por mos u shqetësoni, nëse fejohem do të postoj fotot e unazës time çdo ditë”, ka thënë ajo me shaka për HaffingtonPost./E.B-dritare.net