Alternime kthjellimesh dhe vranësira do të karakterizojnë kushtet e motit gjatë orëve të paradites. Por gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në të gjithë vendin. Herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere. Shirat do të mbeten prezente edhe gjatë natës. Temperaturat do të rriten në mëngjes, por do të ulen në drekë duke luhatur, 10 deri në 30 gradë celsius./K.C/dritare.net