Shi dhe shtrëngata, do ketë të enjten në këto qytete!
Dritare.net
Sot pasdite (e mërkurë dt.27) dhe nesër (e enjte dt.28) qarqet Berat, Elbasan, Dibër, Kukës, Durrës, Tiranë dhe Lezhë pritet që të jenë në nivelin “I MODERUAR’’ të rrezikut, ndërsa qarqet e tjera pritet të jenë në nivelin “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nё disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” nё zona tё lokalizuara, konkretisht në qarqet:
Fier (Veri), Shkodër (Jug), Korçë (Lindje dhe Perёndim).
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë dt.27) dhe nesër (e enjte dt.28) priten reshje të dobëta të karakterit lokal (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Sot pasdite në Jug në zona shumë të kufizuara, reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, veçanërisht në terrenet malore dhe ato pranë tyre.
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 18 °C
në vendet e ulëta: 8 / 18 °C
në vendet malore: 1 / 10 °C
ERA
Sot pasdite (e mërkurë dt.27) dhe nesër (e enjte dt.28) era përsëri pritet të fryjë e lehtë, por deri mesatare në orët e pasdites, madje në Veri, për momente të shkurtra, deri e fortë."thuhet në njoftimin e IGJEUM./A.C/dritare.net