Sherri banal që çoi në vrasjen e mjekut, në sy të djalit të vogël
Dritare.net
Ilir Alija 40-vjeç, me profesion mjek ka mbetur i vrarë pas një debati me komshiun e tij.
Autori i ngjarjes është Dritan Ymeri, një 26 vjecar të cilin policia ende nuk e ka arrestuar. Viktima dhe autori jetonin në një ndërtesë 3 katëshe ngjitur me njëri-tjetrin. Ilir Alija ka qenë duke bërë disa punime në katin e tretë, por nuk ka gjetur dakordsinë e autorit të vrasjes. Gjatë ditës palët kane debatuar.
Me pas rreth orës 24:00 Dritan Ymeri ka prishur një pjesë të punimeve që po bente 40 vjecari. Në këto momente Ilir Alija është zgjuar nga gjumi dhe ka dalë jashtë për të biseduar.
Biseda mes tyre ka përfunduar me ofendime dhe në atë moment Dritan Ymeri ka qëlluar me tre plumba ne koke Ilir Aline.
Vrasja e 40 vjeçarit është bërë në praninë e djalit të tij 15 vjeçar dhe nënës së tij.
Policia njofton se, Dritan Ymeri, sipas informacioneve dyshohet se është fshehur në banesë, e cila është rrethuar nga Policia dhe pritet ndërhyrja e F.N.SH. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.