Sherr në komisionin për CEZ/ Shkëlzen Berisha refuzon betimin, përplaset me Ballën

Është mbledhur sërish sot Komisioni Hetimor për çështjen e CEZ ku ka qenë i pranishëm për të dëshmuar djali i ish kryeministrit Sali Berisha.

Shkëlzen Berisha ka refuzuar për të tretën herë të dëshmojë në këtë komision dhe të bëjë betimin, ndërsa ka kërkuar përjashtimin e kreut të këtij Komisioni Taulant Balla.

Por Balla i ka mbyllur mikrofonin. Mes tyre ka patur përplasje dhe pas fyerjeve e sharjeve Shkëlzen Berisha ka dalë nga komisioni.

Balla: Dëshmitari të thotë të vërtetën. Sekretari i komisionit lexon formulën e betimit. (Ulsi Manja lexon formulën e betimit)

LEXO DHE :  Del nga deti dhe pëson infarkt, vdes 70-vjeçari në Durrës

Berisha: I dënuar kryetar, i nderuar sekretar, të nderuar anëtarë të komisioni, kam paraqitur një kërkesë për largimin e kryetarit. Jam njohur nga mediat për refuzimin e kërkesës sime por nuk më është vënë në dispozicion. Ky vendim që keni marrë në kundërshtim të hapur me kodin e procedurës penale.

Balla: E drejtoj unë mbledhjen (i mbyll mikrofonin). Këtë mbledhje e drejtoj unë. Ule zërin!

Berisha: Të mbaroj unë.

Balla: Te ka mesu babi keq ty!

Berisha: Ti je nje palaço!

Balla: Dil jashte aty, Garda të ndërhyjë, të bëjë shoqërimin!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.