Sherr në “Dritare”/ Jazexhi e quan mitoman, ja si i kthehet Moikom Zeqo!
E Martë 5 Shtator 2017, 09:09
Dritare.net
Çështja e mbulimit të Skënderbeut, gjatë faljes së besimtarëve myslimanë, në sheshin “Skënderbej”, ka sjellë një debat të ashpër mbrëmjen e së hënës në #DritaremeRudinën në Vizion Plus. Studiuesi Moikom Zeqo është përplasur me Olsi Jazexhi dhe debati mes tyre ka përfunduar në ofendime. Zeqo tha se e kanë kërcënuar, ndërsa Jazexhi e ka quajtur Zeqon mitoman, pasi sipas tij ai bëhet ekstremist nacionalist dhe nuk pranon debatin. Zeqo iu kthye duke e quajtur “një hiç” dhe një “mercenar fetar”. Ndiqni debatin e plotë në videon e mëposhtme./Dritare.net