Shenjat astrologjike që kanë lindur për t’u bërë sipërmarrëse
Dritare.net
Dashi. Personat e kësaj shenje e kanë në gjak sipërmarrjen. Ata janë këmbëngulës, nuk kanë frikë të ndërmarrin rreziqe dhe dinë të bëjnë për vete punonjësit. Këto janë cilësitë thelbësore për dikë që do të ngrejë një sipërmarrje. Sipas Dritare.net, dashët janë shenja e energjisë dhe këmbënguljes prandaj nuk e kanë të vështirë ta çojnë çdo gjë në drejtimin e duhur.
Demi. Sigurisht që edhe personat e kësaj shenje janë këmbëngulës, por të një natyre tjetër. Ata reflektojnë me kujdes dhe nuk hedhin hapa pa qenë të bindur. Gjithmonë tregohen të matur dhe ecin ngadalë dhe pa bërë zhurmë drejt objektivit.
Luani. Personave të kësaj shenje ju pëlqen të shkëlqejnë dhe të tërheqin pas vetes turma. Ata dinë si t’iu flasin njerëzve që kanë bashkëpunëtorë dhe si të vënë në pah vlerat e tyre për të arritur edhe më lart. Luanët kanë nevojë përherë për mirënjohje nga të tjerët sepse kjo i shtyn të ecin edhe më përpara. Pranë tyre të gjithë ndihen të qetë dhe me besim. Në përgjithësi personat e kësaj shenje janë të qetë dhe i bëjnë gjërat dalëngadalë. /A.S-Dritare.net