Shengeni Ballkanik, Basha: Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet me propagandë
E Diel 10 Nëntor 2019, 16:04
Dritare.net
Më tej, lideri demokrat shkruan se, ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë.
"Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!", shkruan Basha./E.B-dritare.net