Zbulohet ilaçi që ngadalëson dëmtimin e trurit tek të sëmurët me Alzhemier!
Dritare.net
Një event i rëndësishëm në fushën e kërkimit mjekësor është cilësuar zbulimi i një ilaçi që ngadalëson shkatërrimin e mëtejshëm të trurit tek të sëmurët me Alzheimer.
Zbulimi i këtij ilaçi, mund t’u japë fund përpjekjeve të tëra të dështuara në këtë fushë dhe tregon se një epokë e re e barnave për trajtimin e Alzheimerit, forma më e zakonshme e demencës, është e mundur.
Megjithatë, ilaçi i quajtur Lecanemab, ka vetëm një efekt të vogël dhe ndikimi i tij në jetën e përditshme të njerëzve është ende për t'u vlerësuar.
Ky ilaç funksionon në fazat e hershme të sëmundjes, duke sulmuar "gungën ngjitëse", të quajtur beta-amiloid që krijohet në trurin e njerëzve me Alzheimer.
Një nga studiuesit kryesorë në botë që qëndron pas gjithë idesë së targetimit të amiloidit 30 vjet më parë, Profesor John Hardy, tha se ishte "historike" dhe se ishte optimist "ne po shohim fillimin e terapive të Alzheimerit". Profesor Tara Spires-Jones, nga Universiteti i Edinburgut, tha se rezultatet ishin "një punë e madhe, sepse ne kemi pasur një shkallë dështimi 100% për një kohë të gjatë".
Aktualisht, njerëzve me Alzheimer u jepen ilaçe të tjera për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave të tyre, por asnjëra nuk ndryshon rrjedhën e sëmundjes.
Lecanemab është një antitrup, si ato që trupi prodhon për të sulmuar viruset ose bakteret, që është krijuar për t'i thënë sistemit imunitar të pastrojë amiloidin nga truri.J.H/dritare.net