Studimi tregon se përzierja e vaksinave, na bën imunë!
Dritare.net
Një studim i fundit në Britaninë e Madhe tregoi se përzierja e dozave të ndryshme të vaksinës, është efikase ndaj koronavirusit. Studimi nga Com-Cov shqyrtoi efikasitetin e dy dozave njëra nga kompania Pfizer dhe një nga Astra Zeneca. Të gjitha kombinimet funksionuan mirë, duke përgatitur sistemin imunitar. Rezultatet e studimit gjithashtu tregojnë se të gjithë personat që kanë marrë dy doza të vaksinës Astra Zeneca mund të marrin një të tretë nga një tjetër kompani, nëse rekomandohet në vjeshtë.
Disa vende tashmë po përdorin doza të përziera. Spanja dhe Gjermania po ofrojnë vaksinat Pfizer ose Moderna mRNA si dozë e dytë për të rinjtë që kanë marrë tashmë një dozë të parë të vaksinës AstraZeneca. Dy doza janë të rëndësishme për krijuar imunitet të plotë dhe për të mësuar trupin të prodhojë antitrupa dhe qeliza T për të bllokuar dhe vrarë Covid./L.F-dritare.net