Shkencëtarët zbulojnë një organ të ri në fytin e njeriut
Dritare.net
Burimi: CNN
Është e vështirë të imagjinosh se ka një pjesë të trupit të njeriut që nuk është vënë re nga mjekët, megjithëse janë shekuj hulumtimesh mjekësore. Një grup shkencëtarësh holandezë kanë zbuluar një organ tjetër në trupin e njeriut, pikërisht te fyti. Ata thonë se, dy gjëndra janë fshehur në kafkat tona, aty ku takohen zgavra e hundës dhe fytit.
Këto gjëndra që ata propozojnë t'i quajnë, gjëndra tubare, shkencëtarët i vunë re gjatë një skanimi, ndërsa po studionin rritjen tumorale. Shkencëtarët më pas vëzhguan skanimet e kokës e qafës edhe të 100 individëve të tjerë që po trajtoheshin për kancerin e prostatës dhe disektuan dy kufoma, një mashkull dhe një femër. Të gjithë i kishin këto gjëndra, informon dritare.net
Autori kryesor i studimit, Matthijs H. Valstar, një kirurg në departamentin e onkologjisë së kokës e qafës dhe kirurgjisë në Institutin Holandez të Kancerit thotë se zbulimi ishte drithërues, por të gjithë studiuesit ishin pak skeptikë në fillim.
Sipas studiuesve, këto gjëndra nuk mund të shihen me ultrazë, skanime CT (topografi e kompjuterizuar) ose MRI (rezonancë magnetike)./K.C/dritare.net