Rrezet e forta të diellit/Pasojat negative në shëndet!
Dritare.net
Me nisjen e sezonit të plazhit, ne synojmë të marrim sa më shumë ngjyrë, shpesh herë deri në ekstrem, për t'u dukur sa më të nxira. Kjo sjell shtimin e rrudhave deri në plakjen e lëkurës. Ndaj mendojeni mirë nëse ekspozoheni shumë në diell. Sot mund të keni një ngjyrë të bukur trupi, por nesër lëkura juaj do të jetë më e plakur.
Shfaqja e njollave
Rrezet e diellit sjellin shfaqjen e njollave, kryesisht në fytyrë. Kjo vërehet më shumë te femrat, ndaj bëni kujdes. Me kalimin e kohës ato shtohen dhe më e keqja, nuk zhduken asnjëherë.
Kanceri i lëkurës
Sa më shumë që një person është ekspozuar ndaj diellit gjatë jetës së tij, aq më i lartë është rreziku i zhvillimit të kancerit të lëkurës. Mbrojtja ndaj diellit gjatë gjithë jetës, sidomos gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, ndihmon për të zvogëluar rreziqet e kancerit të lëkurës.
Reaksionet ndaj parfumeve/produkteve kozmetike
Mos përdorni asnjëherë produkte kozmetike apo parfume sidomos kur jeni në plazh. Kontakti me diellin sjell reaksione për trupin tuaj.
Çfarë duhet të bëni që të mbroheni nga dielli?
Ne ju këshillojmë që të përdorni krem mbrojtës ndaj rrezeve gjatë gjithë ditës. Mbrojtja duhet të jetë në çdo stinë, por veçanërisht tani në verë kujdesi duhet të jetë maksimal. Më e mira e mundshme është ta shmangni kontaktin me diellin sa më shumë. Gjithashtu këshillohuni me dermatologët për tipin e lëkurës tuaj për të qenë sa më të mbrojtur. Të kushton më pak të parandalosh, se sa të mjekohesh./L.F-dritare.net