Pesë fakte surprizuese që nuk i dinit për kancerin e mushkërive!
Dritare.net
Çfarë dini për kancerin në mushkëri?
Ju me siguri e dini se duhanpirja shkakton kancer të mushkërive. Ju gjithashtu e dini se kanceri i mushkërive mund të jetë vdekjeprurës. Në fakt është shkaktari numër 1 i vdekjeve të meshkujve dhe femrave. Kanceri i mushkërive vret më shumë amerikanë sesa kanceri i zorrës së trashë, kanceri i gjirit dhe kanceri i prostatës të marra së bashku.
Ja pesë fakte që ju nuk dini për kancerin e mushkërive!
Rastet e kancerit të mushkërive janë në rënie!
Fakti i parë është një lajm i mirë. Në ditët e sotme po preken më pak njerëz nga kanceri i mushkërive. Kjo është e vërtetë për meshkujt dhe femrat.
Pirja e rëndë e duhanit matet në paketë vitesh!
Mjeku juaj mund tju kërkojë që ju të bëni një test depistues të kancerit të mushkërive të quajtur skanim CT nëse jeni duhanpirës i rëndë. Mënyra se si mjekët përcaktojnë pirjen e rëndë të duhanit është sipas viteve të paketimit. Nëse ju pini një paketë cigaresh çdo ditë për një vit ju keni një vit paketë duhani. Një paketë në ditë për 30 vjet do të thotë një paketë 30-vjeçare. Njerëzit që kanë pirë kaq shumë duhan kanë riskun më të lartë të kancerit të mushkërive. Por edhe pirja e disa cigareve në ditë rrit rrezikun e kancerit të mushkërive.
Edhe joduhanpirësit preken nga kanceri i mushkërive!
Edhe pse 9 nga 10 njerëz të cilët preken nga kanceri i mushkërive kanë shkaqe të tjera. Shkaqe që përfshijnë tymin e dorës së dytë, ndotjen e ajrit, gazin e radonit, dhe tymin e shkaktuar nga nafta. Nëse do të numëronim joduhanpirësit që vdesin nga kanceri i mushkërive e rendit këtë kancer një ndër 10 shkaqet krysore të vdekjeve.
Gazi i radonit mund të jetë i heshtur, por është vdekjeprurës!
Pas duhanpirjes një shkak tjetër më i zakonshëm në kancerin e mushkërive është gazi i radonit. Radon nuk ka aromë, ngjyrë ose shije. Është një gaz natyror që vjen nga aktiviteti radioaktiv në tokë dhe shkëmbinj.kjo është arsyeja që detektorët e gjejnë atë në bodrume. Një nga 15 shtëpi ka nivel të lartë të radonit dhe nëse ende nuk e keni testuar shtëpinë tuaj për radon është koha që ta bëni tani.
Një lloj kanceri i mushkërive ka shanse të larta për të mbijetuar!
Ka tri lloje të kancerit të mushkërive. Rastet më të përhapura janë qelizat e vogla dhe ato joqelizorët. Por gjithsesi shanset për të mbijetuar janë të ulëta nëse nuk diagnostikohen herët. Gjithsesi lloji i tretë ka shanse të larta të mbijetesës dhe quhet tomor karcinoid i mushkërive. Ky lloj kanceri rritet ngadalë dhe përbën më pak se 5% të kancerereve në mushkëri. /Xh.Xh/dritare.net