Oxford/AstraZeneca nis testimet e vaksinës kundër variantit Beta
Dritare.net
Universiteti i Oksfordit në partneritet me AstraZenekën nisi sot vaksinimet për një fazë të re të testimit të vaksinës së saj për të luftuar variantin Beta, identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut.
Doza përforcuese AZD2816 do t'u administrohet vullnetarëve kundër variantit shqetësues B.1.351. Prova e Fazës II / III, e sponsorizuar dhe udhëhequr nga AstraZeneca do të rekrutojë afërsisht 2,250 pjesëmarrës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut, Brazil dhe Poloni. Pjesëmarrësit duhet të kenë marrë dy doza të një vaksine të aprovuar të Covid-19 tre deri në 12 javë më parë, pra më shumë se tre muaj para studimit.
"Testimi i dozave përforcuese të vaksinave ekzistuese dhe vaksinave të reja të variantit është i rëndësishëm për të siguruar që ne jemi më të përgatitur për t’ia dalë me pandeminë e koronavirusit, nëse përdorimi i tyre do të jetë i nevojshëm.", tha profesori Sir Andrew J. Pollard, kryestudiuesi dhe drejtori i vaksinës së Oksfordi Grup në Universitetin e Oksfordit.
AZD2816 do të administrohet tek individët të cilët më parë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës origjinale Oxford-AstraZeneca ose një vaksinë mARN si Pfizer / BioNtech, të paktën tre muaj pas injeksionit të tyre të fundit. Te një individ jo i vaksinuar, AZD2816 do të jepet si dy doza, me katër ose 12 javë larg, ose do të jepet si një dozë e dytë pas dozës së parë të vaksinës së Oxford / AstraZeneca me katër javë diferencë./K.C/dritare.net