Vala e Omicron duket të jetë më e butë sipas studimeve paraprake të publikuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut. Provat e deritanishme tregojnë se më pak njerëz kanë nevojë për trajtim spitalor sesa me variante të tjera. Por shqetësimi mbetet edhe pse omikron duket se mund të jetë më i butë por shpejtësia e përhapjes së tij mund të mbushë spitalet. Më shumë se 100,000 raste janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar në një ditë të vetme për herë të parë. Një kuptim më i plotë i ashpërsisë së omikron do t’i ndihmojë vendet të vendosin se si t’i përgjigjen këtij varianti./Xh.Xh/dritare.net