OBSH: Koronavirusi nuk përhapet nga asimptomatikët
Dritare.net
Pacientët me koronavirus që nuk kanë simptoma nuk e përhapin virusin, kështu thanë të hënën zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke u hedhur dyshime shqetësimeve të disa studiuesve se sëmundja mund të jetë e vështirë për t'u përmbajtur për shkak të infeksioneve asimptomatike. Disa njerëz, veçanërisht ata të rinjtë dhe të shëndetshmit, të cilët janë të infektuar nga koronavirusi nuk kanë simptoma, ose i kanë të buta, informon dritare.net
Të tjerët mund të mos shfaqin simptoma deri disa ditë pasi janë infektuar. Provat paraprake nga shpërthimet e hershme treguan se virusi mund të përhapet nga kontakti person-person, edhe nëse transportuesi nuk ka simptoma. Por zyrtarët e OBSH-së tani thonë se ndodh shumë rrallë që një asimptomatik ta transmetojë virusin.
"Nga të dhënat që kemi, ndodh rrallë që një person asimptomatik ta transmetojë virusin te një individ sekondar." tha Dr. Maria Van Kerkhove, kreu i njësisë së sëmundjeve dhe zoonozës në zhvillim të OBSH-së./K.C/dritare.net