
Nutricionistja: Çfarë të konsumoni këtë vjeshtë!
E Shtunë 21 Shtator 2024, 00:12
Dritare.net
Nutricionistja Arlinda Garuci, e ftuar në Intervista në Dritare TV, këshilloi të konsumohen frutat dhe perimet e sezonit. Në intervistën me gazetaren Megi Koço, nutricionistja, tha se nuk mund të kemi një imunitet të fortë, nëse kujdesemi për shëndetin me sezone.
“Idealja është të konsumojmë frutat dhe perimet e stinës, pasi ato na japin mbrojtjen që kemi nevojë. Në këtë periudhë ka agrume që janë të pasura me vitaminë C. Mbretëresha e vjeshtës është shega. Sigurisht supërat janë gjithmonë të këshillueshme. Por imuniteti nuk mund të rritet menjëherë, duhet një kujdes i vazhdueshëm”, u shpreh Garuci./K.C/dritare.net

















