Na ndiqni edhe në

Shëndet

Nëse doni trup të bukur, shmangni këto ushqime para orës 10 të mëngjesit

Nëse doni trup të bukur, shmangni këto ushqime para orës 10

Të gjithë duam një trup të bukur dhe elegant, sidomos tani në kohën e koronavirusit ku të gjithë kemi marrë disa kile të tepërta dhe duam t’i heqim domosdo. Por si mund ta bëjmë këtë?

Dritare.net ju ka sjellë më poshtë 5 ushqime që nuk duhet t’i hani para orës 10 të mëngjesit nëse doni një trup të shendetshëm.

Bukë me gjalpë

Nëse doni trup të bukur, shmangni këto ushqime para orës 10

Njerëzit mendojnë se mëngjesi duhet të jetë një vakt pa yndyrë. Ok, kjo është e vërtetë sepse gjalpi ka shumë kalori, por ju duhet të gjeni yndyrën e shëndetsheme. Prandaj shmangni gjalpin që konsumoni normalisht duke e zëvendësuar me gjalpë kikiriku. Gjalpi i pastër i kikirikut mund t’ju ndihmojë të ndjeheni më pak të uritur gjatë ditës.

Drithërat e mëngjesit

Nëse doni trup të bukur, shmangni këto ushqime para orës 10

Drithërat janë zgjedhja e shumë njerëzve për mëngjes. Por mos harroni që ata përmbajnë shumë sheqer që më vonë mund t’ju bëhet dhjamë në bark. Në vend të tyre, dritare.net ju sugjeron të hani tërshërë të bërë pa sheqer. Është ushqim i shëndetshëm dhe plot fibra.

Pancakes dhe waffles

Nëse doni trup të bukur, shmangni këto ushqime para orës 10

Edhe pse janë shumë të lehta për t’u përgatitur, kur nuk keni kohë, pancake dhe waffels përmbajnë shumë karbohidrate të rafinuara, të cilat ju bëjnë të ndiheni të uritur gjatë gjithë ditës. Në vend të tyre gatuani diçka me miell ose zëvendësojini me pak bukë.

Kosi me pak yndyrë

Nëse doni trup të bukur, shmangni këto ushqime para orës 10

Kosi pa yndyrë është bërë një alternativë shumë e preferuar për mëngjes. Por, a e dini që ai përmban sheqer për t’i shtuar aromën dhe pak proteina? Studimet kanë treguar gjithashtu se kosi me yndyrë të plotë në të, ndihmon në humbjen e peshës. Prandaj, konsumoni kos natyral.

Lëngje frutash

Nëse doni trup të bukur, shmangni këto ushqime para orës 10

Shumica e lëngjeve të frutave përmbajnë po aq sheqer sa një pije me gaz, dhe kjo i bën ato zgjedhjen më të gabuar për mëngjes. Gjithashtu nuk përmbajnë thuajse asnjë fibër. Mungesa e përtypjes mund t'ju bëjë gjithashtu të ndjeheni më të ngopur, për këtë është e rëndësishme të filloni ditën mundësisht me fruta./E.B-dritare.net