Merreni vesh njëherë e mirë, ja pse shtoni kile për 2 ditë!
Dritare.net
Ditë për ditë pesha juaj ndryshon me 2-3 kilogramë. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndiqni patjetër një dietë. Ka disa faktorë që ndikojnë në rritjen e numrit, si për shembull cikli menstrual.
Ja disa arsye pse fitoni peshë në një ditë ose dy!
1- Nëse jeni aktivisht i përfshirë në sport, atëherë trupi juaj fillon të ruajë glukogjen. Glikogjeni është tek uji. Sasia e tepërt e uji në muskuj, mund të shtojë disa kile.
2- Nëse gjatë ciklit menstrual mund të fitoni 1-3 kg, mos u shqetësoni, është normale. Këto kilogramë shtesë largohen pas ciklit. Gjatë menstruacioneve, në trup ndodhin procese të ndryshme, si ndryshimet hormonale, fryrja, dhe ulja e magnezit.
3- Keni ngrënë më shumë ushqim se zakonisht. Pasi hani, duhet 6-8 orë që ushqimi të kalojë në stomak dhe pastaj në zorrë. Në përgjithësi, i gjithë procesi nga koha kur gëlltisni ushqimin deri në kohën kur largohet nga trupi përmes jashtëqitjes zgjat rreth 2 deri në 5 ditë.
4- Keni ngrënë më shumë kripë një ditë më parë. Nëse sot në mëngjes keni vënë re se keni marrë 1 ose 2 kile shtesë, atëherë është e mundur që dy ditët e fundit keni ngrënë shumë ushqime të kripura. Si rezultat trupi juaj ka akumuluar më shumë ujë. Kjo është për shkak se veshkat, të cilat filtrojnë mbeturinat nga gjaku, ruajnë një raport special të elektroliteve, siç janë natriumi në kalium dhe natriumi në ujë.
5- Ju e peshoni veten në periudha të ndryshme të ditës. Zakonisht, peshojmë më pak në mëngjes sesa në mbrëmje. Mund të ndodhë sepse gjatë gjithë natës, një grup atomesh karboni largohen nga trupi përmes frymëmarrjes. Secili prej atyre atomeve të karbonit nuk peshon fare, por çdo frymë nxjerr jashtë afërsisht 10,000,000,000,000,000,000,000,000,000, ose 10 miliardë atome. Përveç kësaj, gjatë natës, trupi djersitet dhe humbet shumë ujë, i cili gjithashtu zvogëlon peshën./K.C/dritare.net