Me këto 7 ushtrime mund të digjni kalori, edhe kur shikoni televizor!
Dritare.net
Ju mendoni se nuk mund të digjni kalori, ndërsa shihni televizor? Epo ja që s’është e vërtetë. Janë disa ushtrime efektive që janë të lehta për t’u bërë në shtëpi dhe nuk keni nevojë për pajisje të posaçme.
1. Ushtrimi me pëllëmbë do t’ju ndihmojë të digjni dhjamin rreth krahëve. Është shumë i lehtë për t’u bërë, madje edhe para televizorit. Këtë pozicion që shihni në foto mund ta përsëritni për 45 sekonda, ose 1 minutë.
2. Për të maksimalizuar efektin e ushtrimit të mëparshëm dhe të shihni rezultatet më shpejt, bëjeni këtë ushtrim!
Përsëriteni edhe këtë për 45 sekonda ose 1 minutë.
3. Gjunjët lart! Ky është një ushtrim kardio-intensiv që forcon të gjithë muskujt e këmbëve, ju rritet ritmi i zemrës dhe përmirëson qëndrimin dhe koordinimin.
Ndërsa qëndroni në pozicionin si në foto, bëni kërcim lart-poshtë, duke ngritur gjurin e majtë dhe pastaj atë të djathtë. Bëjeni këtë ushtrim aq herë sa të doni!
4. Edhe ushtrimi në karrige është shumë i mirë. Vini një karrige pas jush dhe ndërsa mbani shpinën drejt bëni ulje në të, duke përkulur gjunjët. Gjoksin dhe kokën mbajini lart. Uluni në karrige dhe ngrihuni prapë. Fillestarët mund të bëjnë 8-10 ushtrime. Ndërsa ju të tjerët sa të doni, sugjeron dritare.net
5. Sërish ndërsa jeni në karrige mund të bëni dhe këtë ushtrimin. Vendosini pëllëmbët në karrige, kur jeni kthyer me shpinë. Përkuluni në karrige, gjunjët nxirrini para dhe bëni ulje-ngritje, ndërsa e lëshoni peshën te duart.
6. Ushtrimi i radhës është i shkëlqyer për glutesin tuaj. Për më tepër, përmirëson ekuilibrin dhe përqendrimin tuaj./K.C/dritare.net