Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ja sa shpesh duhen larë çarçafët!

Ja sa shpesh duhen larë çarçafët!

Një ndër vendet më të pastra në shtëpinë tuaj duhet patjetër të jetë dhoma e gjumit. Shpesh i neglizhojmë punët e shtëpisë edhe për shkak të kohës së kufizuar, por pasojat që sjell për trupin tuaj papastërtia e çarçafëve janë të rënda. Mijëra baktere mblidhen në shtratin tuaj si pasojë e pluhurit në dhomë, produkteve kozmetike që mund të përdorni gjatë ditës apo djersës.

Ja sa shpesh duhen larë çarçafët!

Rekomandohet që asnjëherë të mos shtriheni në krevat me rrobat tuaja që i keni veshur gjatë ditës. Mos larja e rregullt, të paktën një herë në javë e çarçafëve do të sjellë që gjithë bakteret e mbledhura të depëtojnë në trupin tuaj duke shkaktuar acarim të lëkurës, akne deri tek infeksionet, informon dritare.net. Akoma më shpesh duhet të pastrojnë krevatin e tyre ata që janë të sëmurë, flenë pa rroba apo shtrihen menjëherë pas një stërvitje./L.F-dritare.net