Ja disa nga arsyet pse ndiheni të lodhur vazhdimisht!
Dritare.net
Ndjenja e lodhjes rregullisht ju është bërë e zakonshme. Në fakt, rreth një e treta e adoleshentëve të shëndetshëm, të rriturve dhe individëve të moshuar rezulton se ndjehen të përgjumur ose të lodhur.
Lodhja është një simptomë e zakonshme e disa gjendjeve dhe sëmundjeve serioze, por në shumicën e rasteve shkaktohet nga faktorë të thjeshtë të stilit të jetesës
Konsumimi i shumë karbohidrateve
Karbohidratet mund të jenë një burim i shpejtë energjie. Kur ju i hani ato trupi juaj i kthen në sheqer që mund të përdoret si energji. Por konsumimi i tyre me tepricë, mund t’ju shkaktojë lodhje gjatë ditës. Kur konsumoni sheqer dhe karbohidrate të përpunuara , shkaktohet një prodhim më i shpejtë i prodhimit të sheqerit në gjak.
Keni një stil jete sedentare
Pasiviteti mund të jetë një shkak i energjisë së ulët. Por shumë njerëz thonë se janë të lodhur për të bërë ushtrime. Një shpjegim mund të jetë sindroma e lodhjes kronike, e cila karakterizohet nga lodhje ekstreme dhe e pashpjegueshme në baza ditore.
Kërkimet zbulojnë se njerëzit të cilët vuajnë nga lodhja kronike priren të kenë nivel të ulët të forcës dhe qëndrueshmërisë, të cilat kufiyojnë aftësitë e tyre për aktivitete fiyike. Por një studim me 1500 njerëz me lodhje kronike doli në përfundimin se ushtrimet zvogëlojnë lodhjen.
Nuk jeni duke bërë mjaftueshëm gjumë cilësor
Gjumi i pamjaftueshëm ose me cilësi të dobët është një shkak i zakonshëm i lodhjes. Të marrësh disa orë gjumë të pandërprerë i lejon trupit dhe trurit të rimbushen, duke ju lejuar të ndiheni energjikë gjatë ditës
Ndjeshmëria ose intoleranca ndaj ushqimit
Intolerancat ushqimore mund të shkaktojnë lodhje ose nivele të ulëta të energjisë. Ndjekja e një diete të eliminimit të ushqimit mund të ndihmojë në përcaktimin e ushqimeve ndaj të cilave jeni të ndjeshëm
Nuk po konsumoni kalori mjaftueshëm
Trupi juaj kërkon një numër minimal kalorish për të kryer funksionet e përditshme. Konsumimi i shumë pak kalorive mund të çojë në lodhje dhe të vështirësojë plotësimin e nevojave për lëndë ushqyese.
Jeni duke fjetur në kohë të gabuar
Gjumi gjatë ditës mund të prishë ritmin natyral të trupit tuaj dhe të çojë në lodhje. Mundohuni të flini natën ose ritrajnoni orën tuaj trupore/ Burimi HEALTHLINE/Xh.Xh/dritare.net