Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ja 5 ushqimet më të shëndetshme për mëngjes!

Ja 5 ushqimet më të shëndetshme për mëngjes!

Vakti i mëngjesit është ndër më të rëndësishmit e ditës. Kjo për shkak se gjatë orëve të gjumit, stomaku ka tretur të gjithë atë që është konsumuar gjatë ditës, ndaj energjitë tuaja në orët e para, janë në rënie. Për t'i rifituar ato, nuk duhet kurrsesi ta shmangni këtë vakt.

Por duhet të keni kujdes edhe me produktet që konsumoni. Një mëngjes i mirë, ju sjell një ditë të mbushur me energji, por mbi të gjitha me shëndet të plotë. Lexoni sugjerimet, se kush janë disa nga produktet të cilat nuk duhet të mundojnë në tryezën tuaj, për këtë vakt.

Vezë

Ja 5 ushqimet më të shëndetshme për mëngjes!

Të shijshme, të shëndetshme, të hash një vezë në mëngjes ju jep energji dhe për disa orë do ta ndjeni veten të ngopur.

Produktet e qumështit

Ja 5 ushqimet më të shëndetshme për mëngjes!

Të pasura me proteina, mëngjesi më i shëndetshëm është kur nis me konsumin e produkteve të qumështit.

Bollgur

Ja 5 ushqimet më të shëndetshme për mëngjes!

Për të gjithë ata që pëlqejnë drithërat, bollguri është zgjedhja ideale. Ajo ka përfitime të mëdha shëndetësore, pa përbërës glutenin. Efekti më i mirë që ka bollguri, është se për një kohë të gjatë e mban trupin tuaj plot me energji. Madje mund të shmangni edhe vaktin e drekës, pasi mund të rezistoni gjatë.

Frutat e pyllit

Ja 5 ushqimet më të shëndetshme për mëngjes!

Frutat e pyllit nuk duhet të mungojnë asnjëherë në shtëpinë tuaj, mëngjes drekë apo darkë. Megjithatë këshillohen që më së shumti të konsumohen në mëngjes. Manaferrat, boronica, kanë në përbërje të tyre antioksidantë të cilat ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Një mënyrë e mirë për t'i ngrënë ato në mëngjes, është një përzierje me kos.

Arrat

Ja 5 ushqimet më të shëndetshme për mëngjes!

Të shijshme dhe plot me proteina, arrat duhet të jenë në listën e produkteve që konsumoni në mëngjes. Ato kanë vërtet shumë kalori, ndaj këshillohet të mos e teproni me sasinë. Për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti, arra ul nivelin e sheqerit në gjak, ndaj është një ndër produktet që nuk duhet të jetë jashtë vaktit të mëngjesit.

Por ju mund edhe të merrni të gjitha proteinat e duhura, nëse bëni bashkë pak bollgur, kos dhe disa grimca arra./E.B-dritare.net