Na ndiqni edhe në

Shëndet

Çfarë është sëmundja Lyme nga e cila vuan Bella Hadid? 

Çfarë është sëmundja Lyme nga e cila vuan Bella

Modelja e famshme Bella Hadid hyri në profilin e saj për t'u treguar miliona ndjekësve të saj se si e kaloi fazën e trajtimit të sëmundjes Lyme.

Çfarë është sëmundja Lyme nga e cila vuan Bella
Çfarë është sëmundja Lyme?
14% e popullsisë në Tokë ose të paktën një në shtatë persona, vuan ose ka vuajtur nga sëmundja Lyme, ose borreliosis, e cila përhapet nga rriqrat, sipas një studimi të ri shkencor ndërkombëtar, i cili bazoi vlerësimet e tij në praninë e antitrupave në gjaku. Evropa Qendrore dhe Perëndimore si dhe Azia Lindore janë rajonet me përhapjen më të madhe të sëmundjes, e cila prek kryesisht meshkujt mbi 50 vjeç në zonat jourbane.

Çfarë është sëmundja Lyme nga e cila vuan Bella
Studiuesit, të cilët bënë publikimin përkatës (shqyrtim sistematik dhe meta-analizë) në revistën mjekësore britanike “BMJ Global Health”, analizuan të dhënat nga 137 studime deri në vitin 2021, ku përfshiheshin gjithsej 158,287 persona. Prania e antitrupave kundër sëmundjes në gjak u vlerësua në 14.5%, një përqindje më e lartë se sa pritej.
Infeksioni Borrelia, i njohur më mirë si sëmundja Lyme, është forma më e zakonshme e sëmundjes që transmetohet nga rriqrat. Simptomat kryesore janë ënjtja dhe skuqja në vendin e pickimit të rriqrës, ndërsa infeksioni më pas mund të përhapet në inde dhe organe të tjera të trupit të njeriut, duke prekur sistemin nervor, kyçet, zemrën dhe lëkurën.

Çfarë është sëmundja Lyme nga e cila vuan Bella
Sëmundja vazhdon të përhapet ndërkombëtarisht, por deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje midis shkencëtarëve se sa e zakonshme është ajo në mbarë botën ose cilët janë faktorët kryesorë të rrezikut. Studimi i ri tregon se rajonet me prevalencën më të lartë janë Evropa Qendrore (21% e popullsisë), Azia Lindore (16%) dhe Evropa Perëndimore (13.5%), ndërsa prevalenca më e ulët është regjistruar në Karaibe (2%), në Azinë Jugore (3%) dhe Oqeani (5.5%).

Çfarë është sëmundja Lyme nga e cila vuan Bella
Përhapja e sëmundjes bazuar në praninë e antitrupave në popullatë ishte më e madhe në dekadën e fundit 2010-2021 sesa në dekadën e mëparshme 2001-2010. Shpjegimet e mundshme për këtë janë vera më të gjata dhe më të nxehta, më pak reshje, migrime gjithnjë e më të shpeshta të kafshëve, tokë e punueshme gjithnjë e më e fragmentuar dhe më shumë kontakt njerëzor me kafshët.
Përfundimi i studiuesve është se “përhapja globale e sëmundjes është relativisht e madhe, por Lyme nuk ka marrë vëmendjen që meriton në mbarë botën”./K.C/dritare.net