Disa këshilla për të vaksinuarit, si të udhëtoni këtë verë dhe të jeni të sigurt!
Dritare.net
Burimi: The Atlantic
Nëse dëshira juaj për të udhëtuar do të jetë shumë e madhe këtë verë, si fillim pyesni, sa i sigurt jam? Të vaksinuarit mund të ndihen sikur kanë superfuqi, por a jeni të sigurt a jo? Për sa kohë që shkalla e rasteve të infektimeve qëndron e ulët këtë verë, të bësh pak pushim, të çlodhesh mendjen, mund të jetë një ide e mirë. Por si fillim lexo këto këshilla që ju sjellim ne më poshtë për gjërat që duhet dhe s’duhet të bëni kur shkoni me pushime!
1. A duhet të jenë jashtë listës së vendeve që dua të vizitoj, ato shtete që po ecin me ritme të ngadalta vaksinimi?
Nëse keni kaluar të paktën dy javë nga doza e fundit e vaksinës, vizita në zona me norma të ulëta vaksinash nuk është domosdoshmërish e rrezikshme për ju. Nëse shqetësoheni për infeksionet, ose jetoni me njerëz të pambrojtur, merrni masa paraprake kur shkoni në zona me vaksinim të ulët (maskë, distance, kujdesuni për higjienën), informon dritare.net
2. Aeroplan, tren, apo makinë?
Njerëzit e vaksinuar nuk kanë nevojë të shqetësohen për ekspozimin në transport publik. Por kushtojini vëmendje vendeve, si stacioneve të autobusëve, ku ventilimi mund të mos jetë aq i mirë, veçanërisht nëse jeni duke udhëtuar me një individ që ka imunitet të dobët ose dikush që është shumë i ri për t’u vaksinuar (pra fëmijët).
3. Po fëmijët t’i marrim me vete?
Familjet që kanë fëmijë nën 12 vjeç, por edhe njerëz që nuk mund të vaksinohen ose janë në rrezik të lartë për t’u sëmurë rëndë nga Covid-19 duhet të bëjnë kujdes ndaj ekspozimit të fëmijëve të tyre, sepse ata mund t'ia kalojnë virusin dikujt që nuk është i mbrojtur.
4. Po nëse ndodh që unë të ngec në një vend me dikë që nuk ka maskë?
Nëse jeni plotësisht të vaksinuar dhe nuk jeni i imunosupresuar ose imunokompromis, nuk jeni në rrezik të madh nëse dikush s’ka vënë maskë./K.C/dritare.net